[STATISTIKA] Partitë që u votuan dhe u ndëshkuan nga qytetarët e Suharekës ndër zgjedhje

07.01.2021

Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani më 6 janar 2021 ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të  Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt të këtij viti. Pas këtij vendimi, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar afatet kohore për regjistrimin e subjekteve politike dhe koalicioneve […]

[STATISTIKA] Partitë që u votuan dhe u ndëshkuan nga qytetarët e Suharekës ndër zgjedhje Foto: Ilustrim

Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani më 6 janar 2021 ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të  Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt të këtij viti.

Pas këtij vendimi, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar afatet kohore për regjistrimin e subjekteve politike dhe koalicioneve parazgjedhore, certifikimin e kandidatëve, kohën dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, etj.

Kështu qytetarët e Kosovës më 14 shkurt do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Proceset politike që ka kaluar Kosova viteve të fundit dhe performanca e akterëve politik kanë ndryshuar edhe preferencat e qytetarëve për subjekte të caktuara politike.

Ndryshime të skenës politike tashmë paralajmërohen pothuajse nga të gjitha subjektet politike të cilët me kandidatët e tyre pretendojnë dhe hynë në garë për vendin e parë.

Por si kanë votuar qytetarët e Suharekës që nga viti 2000 deri në vitin 2019?

Më poshtë përmes grafikonave mund t’i shihni se cilat parti kanë marrë vota më së shumti dhe cilat janë ndëshkuar.

Nga tabela rezulton se numri i votave të partive politike në Komunën e Suharekës nga zgjedhjet në zgjedhje ka pësuar ndryshime:

PDK nga viti 2000 deri në vitin 2013 ka pasur rritje, ndërsa në dy palë zgjedhjet e fundit 2017 dhe 2019 ka pësuar rënie.
LDK nga viti 2000 kur kishte 19475 vota në vitin 2019 ka marr 9734 vota
AAK nga viti 2000 deri në vitin 2013 ka gjashtëfishuar votat ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2019 ka humbur afro 3000 vota.
LVV nga viti 2013 kur edhe kishte garuar për herë të parë deri në vitin 2019 ka katërfishuar numrin e votave.