Numërohen 90% e votave, prin Lëvizja Vetëvendosje me 47.78%
Janë numëruar 90 për qind e vendvotimeve të përgjithshme në tërë territorin e Kosovës. Nga numërimi i këtyre vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje po prinë dukshëm me 47.78 për qind, apo mbi 335 mijë vota. E dyta vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës, e cila deri tani ka marrë 17.30 për qind të votave, apo mbi […]
Janë numëruar 90 për qind e vendvotimeve të përgjithshme në tërë territorin e Kosovës.
Nga numërimi i këtyre vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje po prinë dukshëm me 47.78 për qind, apo mbi 335 mijë vota.
E dyta vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës, e cila deri tani ka marrë 17.30 për qind të votave, apo mbi 121 mijë vota.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka 13.39 për qind apo pak mbi 93 mijë vota.
AAK është e partia e katër me 7.61 për qind apo mbi 53 mijë vota. Ndërsa, Nisma duket se nuk po e kalon pragun sipas votave të numëruara deri tani.