NISMA Socialdemokrate s’e kalon pragun!
Numërimi i votave tashmë po shkon drejt fundit, janë numëruar 97,40% e vendvotimeve ose 2 mijë e 320 vendvotime prej 2 mijë e 382 të tilla. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Lëvizja Vetëvendosje del e para me 48.18% pasohet nga PDK 17.31%, LDK 13.18% dhe AAK 7.42%. Ndrsa dilema e nisur […]
Numërimi i votave tashmë po shkon drejt fundit, janë numëruar 97,40% e vendvotimeve ose 2 mijë e 320 vendvotime prej 2 mijë e 382 të tilla.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Lëvizja Vetëvendosje del e para me 48.18% pasohet nga PDK 17.31%, LDK 13.18% dhe AAK 7.42%.
Ndrsa dilema e nisur që një kohë, se a do të kaloj Nisma Socialdemokrate pragun zgjedhor, apo jo, tashmë ka marrë fund.
Partia e Fatmir Limajt nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme.
Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, Nisma tashmë ka humbur çdo mundësi të kalimit të pragut.
Vetëm 20 mijë e 96 vota ka siguruar deri më tani partia e Limajt, apo 2.60% të votave.
Limaj nuk ka patur ende ndonjë reagim për rezultatin zgjedhor, por me siguri që në mëngjesin e ditës së sotme do të pranojë humbjen dhe mundësinë që Nisma të kalojë pragun zgjedhor.