KQZ-ja njofton se deri në ora 15:00 kanë votuar 30.14% e qytetarëve të Suharekës

14.02.2021

Jemi në datën 14 shkurt, ku në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që deri në ora 19:00 t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre në legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar hapjen […]

KQZ-ja njofton se deri në ora 15:00 kanë votuar 30.14% e qytetarëve të Suharekës Foto: Ilustrim

Jemi në datën 14 shkurt, ku në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që deri në ora 19:00 t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre në legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar hapjen e të gjitha qendrave të votimit në territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu KQZ-ja ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 në tërë vendin në votime kanë dalur 32.42% e qytetarëve me të drejtë vote.

Ndërsa në Komunën e Suharekës sipas të dhënave të KQZ-së bëhet e ditur se deri në ora 15:00 në votime kanë dalur 30.14% e qytetarëve me të drejtë vote, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se 63,256 qytetarë të Komunës së Suharekës me të drejtë vote, gjatë ditës së dielë votojnë në 83 vendvotime.