Ardian Shala pranon humbjen, i uron Lëvizjes Vetëvendosje fitoren

14.02.2021

Kryetari i Lidhjës Demokratike në Kosovë, dega në Suharekë, Ardian Shala ka thënë se kanë pranuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme. Shala ka thënë se në bazë të rezultateve Lëvizja Vetëvendosje del e para, e të cilës i ka uruar fitoren, shkruan SuharekaOnline. ”Duke u zotuar se do ta pranoj verdiktin e sovranit, Lëvizjes […]

Ardian Shala pranon humbjen, i uron Lëvizjes Vetëvendosje fitoren

Kryetari i Lidhjës Demokratike në Kosovë, dega në Suharekë, Ardian Shala ka thënë se kanë pranuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme.

Shala ka thënë se në bazë të rezultateve Lëvizja Vetëvendosje del e para, e të cilës i ka uruar fitoren, shkruan SuharekaOnline.

”Duke u zotuar se do ta pranoj verdiktin e sovranit, Lëvizjes Vetëvendosje i uroj fitoren e zgjedhjeve” ka thënë Shala.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës sonë dhe qytetarë të Republikës

Sapo morëm rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotshme, të cilat tregojnë se VV-ja është fituese e zgjedhjeve.

Në emrin tim dhe të degës së LDK-së në Therandë falenderoj të gjithë qytetarët që na besuan votën.

Po ashtu uroj Kosovën para së gjithash për një proces zgjedhor të qetë dhe pa ekcese. Duke u zotuar se do ta pranoj verdiktin e sovranit, Lëvizjes Vetëvendosje i uroj fitoren e zgjedhjeve.

Ndërkaq aktivistëve, simpatizantëve, anëtarëve e votuesve të LDK-së, falenderime të përzemërta për mundin dhe angazhimin e tyre të sinqertë. Zotohem se si struktura politike do të reflektojmë dhe padyshim që në zgjedhjet e ardhshme do të rikthehemi fuqishëm.

Theksojmë se Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me vota në Komunën e Suharekës.

Etiketat

Ofertat e fundit