[VOTAT] Si janë votuar kandidatët e Suharekës ndër vite!

10.09.2019

Më 6 tetor qytetarët e kanë mundësinë për të votuar për partinë dhe deputetët në të cilët ata besojnë. Por sa janë votuar kandidatët nga Suhareka që nga viti 2007 deri në vitin 2017, cilët kanë marrë më shumë vota dhe cilët janë ndëshkuar mund ti gjeni në tabelën më poshtë. Nga gjithësej 17 kandidatët […]

[VOTAT] Si janë votuar kandidatët e Suharekës ndër vite! Foto: Ilustrim

Më 6 tetor qytetarët e kanë mundësinë për të votuar për partinë dhe deputetët në të cilët ata besojnë.

Por sa janë votuar kandidatët nga Suhareka që nga viti 2007 deri në vitin 2017, cilët kanë marrë më shumë vota dhe cilët janë ndëshkuar mund ti gjeni në tabelën më poshtë.

Nga gjithësej 17 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme, vetëm 9 prej tyre kanë qenë nëpër lista zgjedhore për zgjedhje parlamentare.

Zgjedhjet parlamentare 2007-2017 / Vota në tërë Kosovën / Të dhëna zyrtare nga KQZ

Në bazë të tabelës shihet se Enver Hoxhaj për 10 vite ka humbur afër 50% të votuesve, Blerim Kuçi ka dyfishuar votuesit për afro 50%, Burim Ramadani ka humbur mbi 50% të votave, Ramë Vataj ka humbur 30% të votave, Salih Zyba që nga 2010 ka trefishuar numrin e votave.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit nga Suhareka garojnë 17 kandidatë nga 5 parti të ndryshme.

PDK
(Enver Hoxhaj, Ramë Vataj, Besa Kuçi, Florim Kryeziu)
LDK
(Ardian Shala, Shqipe Ramaj, Bexhet Kuçi)
AAK
(Blerim Kuçi, Albena Reshitaj, Idriz Selimaj, Burim Ramadani)
LVV
(Salih Zyba, Drita Kabashi, Liridon Fondaj)
NISMA
(Sami Hajdaraj, Albana Bytyqi, Refki Bytyçi).

Votat e secilit subjekt në zgjedhje parlamentare nga viti 2000 – 2017 në Suharekë
PDK+AAK+NISMA (KOALICION) LDK+AKR (KOALICION)