11.09.2019, 9:43

Vjosa Osmani: Pasqyra e vërtetë e Kosovës është rinia e saj

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani po zhvillon takime me shumë të rinjë të qyteteve të ndryshme duke i përkrahur në çdo aspekt.

Në mesin e shumë të rinjve, ajo ka thënë se Qeveria e LDK-së do të bashkëqeverisë me të rinjtë duke shtuar se për LDK-në politika është bashkëveprim dhe bashkëveprimi me rininë është veprim për të ardhmen.

“Rinia është arsyeja pse kam garuar, ndërsa gara të cilën do ta bëj së bashku me rininë është arsyeja pse do të fitoj. Bashkë me ju do ta bëjmë betejën për shpresën, kundër krimit, betejën për qëndrimin në vend të ikjes dhe do ta fitojmë atë”.

LEXO EDHE:  Gjoba për partitë politike që shkelin Ligjin zgjedhor

“Në ditën e parë të punës në kryeministri, do t’i thërras organizatat rinore, për ta hartuar projektin tonë të përbashkët për shtet të të rinjve”, ka thënë Osmani.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.