Veseli: Tenderomania do të ndalet

04.10.2019

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur në “Debat” te RTK, ku ka thënë se në rast se ai bëhet kryeministër tenderomoania do të ndalet.   “Tenderomania do të ndalet. Do të ndalet rrastë, ua jap fjalën”, ka thënë Veseli.   Gjithashtu ai është shprehur se edhe fenomene të tjera do të ndalohen. “Ndërtimet pa […]

Veseli: Tenderomania do të ndalet Foto: Ilustrim

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur në “Debat” te RTK, ku ka thënë se në rast se ai bëhet kryeministër tenderomoania do të ndalet.  

“Tenderomania do të ndalet. Do të ndalet rrastë, ua jap fjalën”, ka thënë Veseli.  

Gjithashtu ai është shprehur se edhe fenomene të tjera do të ndalohen. “Ndërtimet pa leje do të ndalen”, ka thënë Veseli.

Ai është shprehur se kapadainjve do t’iu tregohet se shteti është më I fortë se sa ata.

Veseli është ndalur edhe tek numri i madh i ministrive. “Do ta zvogëloj numrin e ministrive. Do ta bëj një qeveri efikase”, ka thënë ai.