Veseli mbledhë PDK’në: Jemi shtëpia më e madhe e demokracisë, populli pret lidership nga ne

23.09.2019

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka falenderuar sot në një tubim partiak të gjithë ata që kanë kontribuar për Partinë Demokratike të Kosovës. Veseli ka thënë se partia e tij, falë këtyre kontributeve është sot shtëpia më e madhe e demokracisë në Kosovë. Sipas tij, PDK po e mban të palëkundur orientimin e Kosovës drejt […]

Veseli mbledhë PDK’në: Jemi shtëpia më e madhe e demokracisë, populli pret lidership nga ne Foto: Ilustrim

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka falenderuar sot në një tubim partiak të gjithë ata që kanë kontribuar për Partinë Demokratike të Kosovës.

Veseli ka thënë se partia e tij, falë këtyre kontributeve është sot shtëpia më e madhe e demokracisë në Kosovë.

Sipas tij, PDK po e mban të palëkundur orientimin e Kosovës drejt perëndimit, drejt aleancës me SHBA-në dhe partnerët tjerë.

“Ne duhet ta dëshmojmë edhe një herë që i dalim zot këtij vendi, që jemi partia e vendimeve të mëdha. Populli i Kosovës pret nga ne lidership të guximshëm. Pret të marrim përgjegjësi dhe me vizion të qartë ta ndërtojmë një të ardhme më të mire”, ka shkruar Veseli.

Shkrimi i plotë:

I FALËNDEROJ SHUMË të gjithë ata që kanë kontribuar për Partinë Demokratike të Kosovës. Pa këtë kontribut, PDK-ja nuk do të mund të realizonte qëllime madhore për popullin dhe vendin. Pa këtë kontribut, PDK-ja nuk do të ishte parti e lirisë, e shtetformimit dhe shtetndërtimit!

Falë kontributit të ju të gjithëve, ne sot jemi shtëpia më e madhe e demokracisë në Kosovë, që e mbajmë të palëkundur orientimin e Kosovës drejt Perëndimit, drejt aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me partnerët tjerë.

Por, ne duhet ta dëshmojmë edhe një herë që i dalim zot këtij vendi, që jemi partia e vendimeve të mëdha. Populli i Kosovës pret nga ne lidership të guximshëm. Pret të marrim përgjegjësi dhe me vizion të qartë ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Për këtë është shumë i nevojshëm edhe angazhimi i juaj, sepse vetëm të bashkuar mund t’ia dalim.

Jo thjesht për Partinë Demokratike të Kosovës, por për Republikën e Kosovës. Jo thjesht për brezin tonë, por për fëmijët tanë!

PDK është familja juaj. Është zëri juaj. Është forca juaj.

Ndërtojmë të Ardhmen, për Ty dhe Shtetin. Shpërndajeni!