Veseli: Do ta çlirojmë shoqërinë tonë prej korrupsionit

18.09.2019

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se do ta çlirojë shoqërinë nga korrupsioni dhe nepotizmi. Ai ka theksuar se një prej komponentëve të Planit Kundër Korrupsionit është edukimi kundër korrupsionit. “Një prej komponentëve të Planit Kundër Korrupsionit është edukimi kundër korrupsionit, me të cilin synojmë të rrisim vetëdijen kolektive […]

Veseli: Do ta çlirojmë shoqërinë tonë prej korrupsionit Foto: Ilustrim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se do ta çlirojë shoqërinë nga korrupsioni dhe nepotizmi.

Ai ka theksuar se një prej komponentëve të Planit Kundër Korrupsionit është edukimi kundër korrupsionit.

“Një prej komponentëve të Planit Kundër Korrupsionit është edukimi kundër korrupsionit, me të cilin synojmë të rrisim vetëdijen kolektive për dëmet që sjellë, por edhe ta stimulojmë adresimin e rasteve korruptive nga vetë qytetarët”.