Vataj e Berisha vizitojnë Budakovën dhe Mushtishtin, vendit i duhet një Kryeministër që nuk dorëhiqet

18.09.2019

Dy kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Vataj së bashku me Hisen Berishen kanë vizituar fshatin Budakovë dhe Mushtisht të Komunës së Suharekës. Vataj tha se Hisen Berisha i është bashkuar ekipit të Kadri Veselit, për ndërtimin e së ardhmes për shtetasit dhe shtetin. Gjatë vizitës në Budakovë dhe […]

Vataj e Berisha vizitojnë Budakovën dhe Mushtishtin, vendit i duhet një Kryeministër që nuk dorëhiqet Foto: Ilustrim

Dy kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Vataj së bashku me Hisen Berishen kanë vizituar fshatin Budakovë dhe Mushtisht të Komunës së Suharekës.

Vataj tha se Hisen Berisha i është bashkuar ekipit të Kadri Veselit, për ndërtimin e së ardhmes për shtetasit dhe shtetin.

Gjatë vizitës në Budakovë dhe Mushtisht, Vataj theksoi se jemi pajtuar se Kosovës i duhet një Kryeministër që nuk jep dorëheqje, që e njeh shtetin e Kosovës dhe një Kryeminstër që shef e ka popullin e këtij shteti.

“Thirrjes së kërkesave të qytetarëve i përgjigjet shpejtë numëri 112, dhe se këtë përgjegjësi do ta ketë Kadri Veseli si Kryeminister i vendit”, ka shkruar Ramë Vataj në Facebook.