Ramë Vataj: Samadraxha fuqishëm në mbështetje të ekipit të Kadri Veselit

04.10.2019

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega Suharekë njëherish edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj ka takuar banorët e fshatit Samadrexhë ku diskutuan për çështje të ndryshme. Ramë Vataj së bashku me banorët e këtij fshati diskutuan për platëformen e PDK-së dhe misionin e saj, për qytetarin dhe shtetin. Ai […]

Ramë Vataj: Samadraxha fuqishëm në mbështetje të ekipit të Kadri Veselit Foto: Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega Suharekë njëherish edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj ka takuar banorët e fshatit Samadrexhë ku diskutuan për çështje të ndryshme.

Ramë Vataj së bashku me banorët e këtij fshati diskutuan për platëformen e PDK-së dhe misionin e saj, për qytetarin dhe shtetin.

Ai bëri të ditur se gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, e ka kuptuar që ky fshat është i vendosur për Kadri Veselin Kryeministër.

Po ashtu Vataj tha se Samadraxha fuqishëm në mbështetje të ekipit fantastik të Kadri Veselit, për ty, për shtetin, për të ardhmen.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës e ka synim luftën e korrupsionit dhe nepotizmit dukuri e cila është e pranishme mjaft shumë në Kosovë.

Në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon me numrin 112 ndërsa kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj garon me numrin 38.