Përmbyllet fushata e Partisë Demokratike të Kosovës

04.10.2019

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përmbyllur fushatën zgjedhore në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ku të pranishëm ishin mijëra njerëz. Tubimi i PDK’së ishte madhështor pasi që aty ishte një numër i konsideruar i njerëzve, ku i dhanë mbështetje kandidatit të kësaj partie për kryeministër, Kadri Veseli. Mbështetje nuk i dhanë vetëm qytetarët, por […]

Përmbyllet fushata e Partisë Demokratike të Kosovës Foto: Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përmbyllur fushatën zgjedhore në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ku të pranishëm ishin mijëra njerëz.

Tubimi i PDK’së ishte madhështor pasi që aty ishte një numër i konsideruar i njerëzve, ku i dhanë mbështetje kandidatit të kësaj partie për kryeministër, Kadri Veseli.

Mbështetje nuk i dhanë vetëm qytetarët, por Veselit për mbështetje i erdhi edhe një prej figurave më të talentuara të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, James Wharton.

Ai para shumë simpatizantëve të PDK’së në Prishtinë, ka mbajtur një fjalim mobilizues.

Miku i kryeministrit britanik, James Wharton, ka thënë se Britania dëshiron një Kosovë të hapur, që është e lirë dhe ku respektohet sundimi i ligjit.

Sipas tij, Britania e dëshiron një Kosovë që të qëndrojë afër Britanisë së Madhe, sepse kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta.

Wharton ka thënë se Kadri Veseli është mik i Britanisë së Madhe, ashtu sikurse ai është mik edhe i Shteteve të Bashkuara.

Ndërkaq kandidati për Kryeministër nga PDK’ja, Kadri Veseli, para mijëra përkrahësve në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Prishtinë ka thënë se e “di çfarë i duhet Kosovës, sepse ka dëgjuar në çdo cep të Kosovës kërkesat dhe hallet e qytetarëve”.

Ai më tej ka shtuar se në këto zgjedhje të gjitha partitë politike kundërshtare u morën vetëm me PDK’në, ndërsa PDK’ja ofroi vizionin e vërtetë për ta luftuar korrupsionin dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë në Kosovë.

Sipas Veselit, pas të dielës kur PDK’ja t’i fitojë zgjedhjet, fillon një tjetër fushatë për ta bërë Kosovën më të mirë çdo ditë.