11.09.2019, 10:08

Partitë politike nuk e respektojnë Ligjin për Barazi Gjinore

Edhe pse vazhdimisht bëhet thirrje për respektimin e kuotova gjinore në listat zgjedhore, për një përfaqësim të barabartë 50% gra dhe 50 % burra.

Por siç duket edhe në këto zgjedhje nuk është respektuar Ligji për Barazi Gjinore.

Blerta Aliu nga KDI ka thënë se për kundër thirrjeve të vazhdueshme për përfaqësim të barabartë edhe në këto zgjedhje nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“KQZ ende nuk ka bërë publike listat e certifikuara dhe ende nuk i kemi të njohura përbërjen e listave për secilin subjekt politik. Por nga ana tjetër nga ajo qe kemi pa deri tani nga listat që i kanë bërë publike partitë politike, shumica e partive nuk e kanë përfshire sistemin 50 me 50 por pjesa me e madhe e tyre kanë aplikuar ketë kuotën prej 30 % që i obligon ligji për zgjedhjet e përgjithshme. Ligji për Barazi Gjinore parasheh që të jenë të përfaqësuara të dyja gjinitë në mënyrë të barabartë. Një element tjetër që ne e vërejmë gjatë fushatave zgjedhore janë edhe hapësirat që subjektet politike ju japin grave nëpër tubime elektorale apo delegimet tek mediat, zakonisht shumica e folësve janë burra. Gjate fushatës elektorale të 2017 as 20 % i folësve nuk kanë qenë gra, pra hapësira që u jepet grave është minimale” ka theksuar ajo.

Kurse Luljeta Aliu nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi ( INJECT) ka thënë se këtë vit , lista e kandidatëve nga secila parti politike ka arritur të përfshijë 30% të grave, e cila edhe është kuota e kërkuar sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

LEXO EDHE:  Albin Kurti tregon se a do t’i respektoj simbolet shtetërore nëse bëhet kryeministër

Gjithashtu Aliu tha se në Kosovë Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk është i harmonizuar me Ligjin për Barazi Gjinore që kërkon përfaqësim të barabartë të te dy gjinive.

“Këtë vit, lista e kandidatëve nga secila parti politike ka arritur të përfshijë 30% të grave, e cila edhe është kuota e kërkuar sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Vlen të theksohet se Kushtetuta e Kosovës garanton qasje të barabartë për secilin qytetar, pa dallime. Mbi të gjitha, neni 22 i Kushtetutës parasheh aplikimin direkt dhe me prioritet të një numri të konventave ndërkombëtare, ndër to edhe Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave. Kjo nënkupton se sipas Kushtetutës duhet të synohet një përfshirje e barabartë mes gjinive, sikurse e kërkon edhe Ligji për Barazi Gjinore. Mirëpo, sikurse shumë çështje të tjera ligjore që mbesin të pa harmonizuara brenda kornizës ligjore në Kosovë, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk është i harmonizuar me Ligjin për Barazi Gjinore. Ligji për Barazi Gjinore në nenin 6 thekson se “përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej 50% për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse”, deklaroi ajo.

Përfaqësimi përmes kuotës gjinore, edhe pse ka qenë një kërkesë e nevojshme, nuk ka sjellur ndryshimin e dëshiruar dhe të domosdoshëm shoqëror të pozitës së grave në shoqëri ka theksuar Aliu.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.