12.09.2019, 18:59

Pacolli: Imazhi i Kosovës po shkatërrohet çdo ditë

Ka filluar konventa e koalicionit Nisma-AKR-PSD ku do të nominohet si kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj.

I pari që foli në këtë konventë ishte, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai tha se tash është koha e fundit që Kosova të prodhojë lajme të mira pasi imazhi i saj po shkatërrohet çdo ditë.

Për më shumë lexojeni një pjesë nga deklarata e Behgjet Pacollit:

Te dashur qytetare te Republikës se Kosovës, te dashur mbështetës te AKR-së, Nismës Socialdemokratike dhe Partisë së Drejtësisë. Që tani së bashku po e nisim rrugëtimin e këtij koalicioni fitues të Nismës Socialdemokrtike, AKR-së dhe PD-së. Këtë rrugëtim , një qeverisje që i siguron zhvillim, vendin e merituar e Kosovës në botë, që i siguron Kosovës qeverisje dinjitoze, të sinqert, qeverisje ku çdo qytetarë do të kthej besimin e tij tek lidershipi i vet. Nga këtu kuroj mbështetjen tuaj të dashur qytetar.  Me punë profesionale me respekt ndaj vendimt, ndaj detyrës, ndaj institucionit, me sinqeritet. Ndërtojmë Kosovë të qytetarit të cilën e ka ëndrru me shekuj një Kosovë të lirë. Me koalicion gjithëpërfshirës ne vendosim qeverisjen e ardhshme. Jo nuk ishte koha e duhur për zgjedhje. Kosova ka mbetur mbrapa me shumë dekada, ka mbetur mbrapa me shoqëritë e civilizuara. Ne kemi humbur shumë kohë. Praktikat tregojnë që partitë mbas zgjedhjeve nuk janë marrë vesh, ne jemi ata që do të shpëtojmë kohë për Kosovën. Koha e fundit është tani që të prodhojë lajme të mira. Imazhi i saj po shkatërrohet çdo ditë.

LEXO EDHE:  E përsërisin amerikanët: Qeveria e re ta heq taksën
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.