Osmani zotohet edhe njëherë: LDK-ja kurrë më me PDK-në, kurrë më me të korruptuarit

14.09.2019

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka mbajtur një takim me qytetarët në lagjen “Dardania” në Prishtinë ku dikur ka jetuar edhe vet. “Është ndjesi e jashtëzakonshme që të vi në lagjen ku edhe ashtu e kaloj çdo vikend sepse prindërit e mi jetojnë në “Dardani”, por nuk ka ndoshta vite që lënë […]

Osmani zotohet edhe njëherë: LDK-ja kurrë më me PDK-në, kurrë më me të korruptuarit Foto: Ilustrim

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka mbajtur një takim me qytetarët në lagjen “Dardania” në Prishtinë ku dikur ka jetuar edhe vet.

“Është ndjesi e jashtëzakonshme që të vi në lagjen ku edhe ashtu e kaloj çdo vikend sepse prindërit e mi jetojnë në “Dardani”, por nuk ka ndoshta vite që lënë përshtypje më të mirë në jetën e njeriut dhe që e formësojnë atë sesa vitet studentore”.

“Pikërisht në ato 10-15 vjet kur edhe isha studente edhe punova, “Dardania” dhe njerëzit e Dardanisë janë atë që më kanë ndihmuar ta ndërtoj personalitetin tim, besimin dhe solidaritetin mes njëri-tjetrit”.

Osmani nga “Dardania” e ka ripërsëritur se rinia e Kosovës është arsyeja pse i ka hyrë kësaj gare.

“Ne e kemi si Kosovë, por në veçanti si Prishtinë, si popull i këtij shteti, por në veçanti rinia jonë e ka një sfidë tepër të madhe para vetes – sfida e zrbrasjes së Kosovës”.

“Arsyeja pse i kam hyrë kësaj gare me përkushtim të madh është rinia e Kosovës. Rinia e Kosovës është arsyeja pse i kemi hyrë kësaj sfide. Rinia e Kosovës janë arsyeja pse do të fitojmë”.

“‘Dardania’ është një shembull që ka hequr shumë nga keqqeverisja, nga ata që i kishim në nivel qendror që kurrë nuk u kujdesen për prishtinasit. Pavarësisht që Prishtina e mbushë arkën e shtetit me më shumë se gjysmën e buxhetit kujdesi nuk ishte kurrë në përkushtimin që Prishtina e meriton. Tash këto vjet nga keqqeverisja e atyre që po dëshmohen se janë në shërbim të të korruptuarve”.

“Ka ardhë kohë që t’u themi të gjithëve lamtumirë – atyre që keqqeverisën në nivel qendror dhe atyre që nuk bënë dhe nuk po bëjnë asgjë për Prishtinën në nivel lokal”.

“Mënyra më e mirë për këtë është duke e bërë ndryshimin historik më 6 tetor. Vetëm duke ua dhënë secilit prej jush kujdesin që e meriton do ta shohim ndryshim pozitiv në jetën e secilit prej jush”.

Osmani ka thënë se LDK e ka dëgjuar zërin e qytetarëve, prandaj tash është koha që Kosova ta bëjë ndryshimin, njofton Klan Kosova.

“Në këtë sfidë, nuk jam vetëm. Për shmë vite me radhë, qytetarët kanë kërkuar edhe nga LDK-ja që të bëjë hapa pozitivë. LDK-ja e ka bërë ndryshimin e saj dhe e ka dëgjuar zërin tuaj – e ka dëgjuar secilin prej jush dhe tani është koha që Kosova ta bëjë ndryshimin. Është koha që ai ndryshim të mos jetë retorikë dhe fjalime në fushatë”.

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja para qytetarëve në lagjen “Dardania” është zotuar se LDK-ja nuk shkon më kurrë me PDK-në. Por, është zotuar edhe se nuk do ta keqpërdorë besimin e qytetarëve.

“Dua ta përsëris edhe njëherë sot, sepse më shumë se çdokënd ju kamë pasë dëshmitar që kurrë nuk e kam keqpërdorur besimin tuaj dhe nuk e kam dërguar aty ku nuk duhet”.

“Dua të zotohem edhe njëherë para kësaj lagje që e kam shkel për 15 vjet, LDK-ja kurrë më me PDK-në, LDK-ja kurrë më me të korruptuarit”.

“Ju e dini që këtë besim që sonte po e marrim nga ju dhe në çdo cep të Kosovës nuk do ta keqpërdori. Këtë besim e kemi ndërmend ta kthejmë në punë dhe plane konkrete për familjet kosovare”.

“Nuk ka për mua asgjë më të shenjtë sesa besimi juaj, besimi i njerëzve me të cilët jemi rritur bashkë dhe besimi i këtij ekipi me të cilët do të rrugëtojmë bashkë dhe nuk do të ndahemi asnjëherë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova”.

Ajo në fund ka pasë edhe një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Apeli im është besoni. Besoni sikur atëherë kur besuat edhe pse ju rrezikohej jeta, edhe atëherë kur shumë familje as nuk guxonin të tregojnë se do të votojnë për LDK-në sepse rrezikoheshin, besoni sikur atëherë kur Besian Mustafa e humbi babanë, por kurrë nuk u mposhtën dhe nuk e humbën besimin e tyre për LDK-në”.

“Është koha që bashkë më ju ta ndërtojmë një të ardhme me të cilën do të krenoheni të gjithë. Plaka, pleq, gra, burra dhe të rinj bashkohuni në rrugëtimin tonë sepse ky është referendum për shtetin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.