Lëvizja Vetëvendosje hap zyrën në fshatin Studençan të Suharekës

23.09.2019

Lëvizja Vetëvendosje dega Suharekë ka theksuar se fryma e ndryshimit çdo ditë e më shumë po rritet. Dje Lëvizja Vetëvendosje u mirëpriten nga banorët e fshatit Studençan, ku së bashku me kandidatët për deputetë nga Qendra e Suharekës si: Drita Kabashi, Liridon Fandaj, Salih Zyba po ashtu ishte edhe Albulena Haxhiu, hapen zyrën e LVV-së […]

Lëvizja Vetëvendosje hap zyrën në fshatin Studençan të Suharekës Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje dega Suharekë ka theksuar se fryma e ndryshimit çdo ditë e më shumë po rritet.

Dje Lëvizja Vetëvendosje u mirëpriten nga banorët e fshatit Studençan, ku së bashku me kandidatët për deputetë nga Qendra e Suharekës si: Drita Kabashi, Liridon Fandaj, Salih Zyba po ashtu ishte edhe Albulena Haxhiu, hapen zyrën e LVV-së në pikën Studençan.

LVV dega Suharekë ka bërë të ditur se si në çdo vend tjetër edhe në fshatin Studençan ka mbizotëruar entuziazmi dhe gatishmëria për punë e angazhim në këto ditët e mbetura që fitorja të jetë sa më e madhe.

“Do të punojmë çdo ditë që me 6 tetor të fitojmë”, ka shkruar në facebook Vetëvendosje dega Suharekë.