Vjosa Osmani në Suharekë, bizneset nuk do ti zhvatim por do ti përkrahim

17.09.2019

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë ditës ka qëndruar në Komunën e Suharekës. Në vizitën e saj znj.Osmani ka vizituar bizneset e Suharekës me ç’rast ka shprehur mbështetjen e saj për bizneset prodhuese që ka Suhareka. ” Është kënaqësi që gjithë këta të rinjë dhe të reja si dhe femrat me […]

Vjosa Osmani në Suharekë, bizneset nuk do ti zhvatim por do ti përkrahim Foto: Ilustrim

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë ditës ka qëndruar në Komunën e Suharekës.

Në vizitën e saj znj.Osmani ka vizituar bizneset e Suharekës me ç’rast ka shprehur mbështetjen e saj për bizneset prodhuese që ka Suhareka.

” Është kënaqësi që gjithë këta të rinjë dhe të reja si dhe femrat me i pa që me mund dhe me nder arrijnë që jo vetëm Fabrikës së Mobileve “TE NASERI”, janë simbol i punës së ndershme dhe sukesit gjithë Kosovën. Ne kemi ardh me përsërit që LDK e sheh sektorin privat si motor të zhvillimit ekonomik dhe natyrisht do ta keni përkrahjen, do ta keni asistencën tonë, e asnjëherë nuk do ta keni presion tonë, zhvatjen prej anës tonë” është prononcuar znj.Osmani.

Kemi diskutuar për problemet me të cilat ballafaqoheni, për ne është tepër me rëndësi që bizneset të prosperojnë, po në të njëjtën kohë që të drejat e punëtorëve të respektohen.