Kurti: Nuk lejojmë zhvatjen e parasë publike dhe nëpërkëmbjen e shpresës

18.09.2019

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me qeverinë e re duan të hapin një faqe të re për vendin. “Mbështetja e prindërve të rinj është kushti i parë. Këto standarde i plotësojnë mijëra profesionistë. Që të zbatohen prioritetet tona, duam ta angazhojmë qeverinë, sigurinë e mbrojtjen, administratat publike dhe llogaridhënien ndaj […]

Kurti: Nuk lejojmë zhvatjen e parasë publike dhe nëpërkëmbjen e shpresës Foto: Ilustrim

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me qeverinë e re duan të hapin një faqe të re për vendin.

“Mbështetja e prindërve të rinj është kushti i parë. Këto standarde i plotësojnë mijëra profesionistë. Që të zbatohen prioritetet tona, duam ta angazhojmë qeverinë, sigurinë e mbrojtjen, administratat publike dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve. Ne nuk lejojmë zhvatjen e parasë publike dhe nëpërkëmbjen e shpresës”, tha ai.

Gjatë shpalosjes së programit, Kurti tha se pa vonesë do të fillojnë dialogun me pakicat në Kosovë, qe të garantohet puna bashkërisht. “Erdhi dita që së bashku të nisim ndryshimet. Fondi sovran i Kosovës dhe Banka Zhvillimore janë vendimet e para. Banka zhvillimore do të jetë komponenti kreditues. Fondi Sovran do të marrë asetet e shtetit. Prodhuesit vendorë do të mbështeten në rritjen e cilësisë. Mbështetja e mërgatës, investimi i mërgatës. Për bashkatdhetarët tonë do të garantojmë votimin nga konsultat. Arritja e marrëveshjes për hapjen e shkollave shqipe është prioriteti i yni. Do të nisim dhe do të përmbushim marrëveshjen bilaterale”, tha mes tjerash ai.

Kurti ka zotuar se në Qeverinë Kurti do të bëhet edhe ligji i ri i punës, i cili parasheh 20 orë punë gjatë javës, dhe kontrata për të gjithë punëtorët. Mes tjerash ai tha se për 4 vjet do të funksionalizojnë mandatin e plotë të Forcave të Sigurisë së Kosovës. “Do ta iniciojmë inicimin e shërbimit të obligueshëm për djemtë dhe me zgjedhje për femra. Do te mundësojmë banim për 4-mijë familje, vetëm gjatë mandatin të parë”, tha ai.

Për zyrtarët që humbin jetën gjatë detyrës, ai tha se do t’u kompensojnë familjarëve deri në moshën e pensionimit. Deri sa tha se do të ideojnë Teatrin e Ri Kombëtar. Kurse Albulena Haxhiu ka përsëritur se shteti i së drejtës në qeverisjen e tyre do të jetë prioritet.