Kryetarja e KQZ-së, tregon se cilët persona nuk përfshihen në administratën zgjedhore

17.09.2019

Pak minuta më parë është tërhequr në KQZ shorti për numrat që do t’i mbajnë partitë politike në zgjedhjet e 6 tetorit, derisa pas hedhjes së shortit ka folur edhe Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka ftuar subjektet politike që të respektojnë kushtetutën e Republikës së Kosovës.  […]

Kryetarja e KQZ-së, tregon se cilët persona nuk përfshihen në administratën zgjedhore Foto: Ilustrim

Pak minuta më parë është tërhequr në KQZ shorti për numrat që do t’i mbajnë partitë politike në zgjedhjet e 6 tetorit, derisa pas hedhjes së shortit ka folur edhe Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka ftuar subjektet politike që të respektojnë kushtetutën e Republikës së Kosovës. 

Po ashtu ajo tha se zgjedhjet duhet të jenë demokratike dhe pa presion ose probleme.

Ndërkohë, Daka ka treguar se personat të cilët nuk përfshihen në administratën zgjedhore.

“Dua t’i ftoj subjektet qe të respektojnë kushtetutën e republikës së Kosovës. Zgjedhjet duhet të jenë pa presion, pa probleme. Personat që dyshohen që kanë vepra penale nuk përfshihen në administratën zgjedhore” tha Daka.