KQZ për ditën e zgjedhjeve: Merrni me vete një nga këto dokumente

16.09.2019

Në vazhdën e njoftimeve të KQZ-së për votuesit, tashmë ky institucion ka bërë edhe një njoftim për media, ku ka njoftuar votuesit se çka duhet të kenë me vete në ditën e zgjedhjeve, që do të mbahen më 6 tetor 2019. KQZ në njoftim për media ka bërë të ditur se në datën e zgjedhjeve […]

KQZ për ditën e zgjedhjeve: Merrni me vete një nga këto dokumente Foto: Ilustrim

Në vazhdën e njoftimeve të KQZ-së për votuesit, tashmë ky institucion ka bërë edhe një njoftim për media, ku ka njoftuar votuesit se çka duhet të kenë me vete në ditën e zgjedhjeve, që do të mbahen më 6 tetor 2019.

KQZ në njoftim për media ka bërë të ditur se në datën e zgjedhjeve të parakohshme (6 tetor), votuesit duhet të kenë me vete një nga këto dokumente:
• Letërnjoftim i vlefshëm;
• Pasaportë e vlefshme;
• Dokument i vlefshëm i udhëtimit dhe,
• Leje e vozitjes e vlefshme.

“Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.”, bëhet e ditur.