KQZ-ja në ditën e zgjedhjeve mban katër konferenca për media

04.10.2019

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) këtë javë punoi intensivisht për ti përfunduar të gjitha përgatitjet për këto zgjedhje. KQZ gjatë një mbledhje të mbajtur konfirmoi se në ditën e zgjedhjeve të parakohshme më 6 tetor në […]

KQZ-ja në ditën e zgjedhjeve mban katër konferenca për media Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) këtë javë punoi intensivisht për ti përfunduar të gjitha përgatitjet për këto zgjedhje.

KQZ gjatë një mbledhje të mbajtur konfirmoi se në ditën e zgjedhjeve të parakohshme më 6 tetor në orën 8:00 do të hapen të gjitha vendvotimet, ku qytetarët do të kenë mundësi të votojnë për të preferuarin e tyre dhe për kandidatët për deputetë dhe po të njëjtat do të mbyllën në orën 19:00.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ka bërë të ditur se gjatë ditës së zgjedhjeve të dielën (6 tetor), ky institucion do të mbajë katër konferenca për media.

Konferenca e parë do të mbahet në orën 8:00, kur edhe do të hapën vendvotimet, ndërsa konferenca e dytë dhe tretë do të mbahet në orën 11:30 dhe 15:00, ku KQZ-ja do të njoftojë për përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Ndërsa, konferenca e katërt dhe e fundit do të mbahet në orën 19:30, në të cilën KQZ-ja do të deklarohet për mbylljen e vendvotimeve dhe për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 6 tetorit ka certifikuar 25 subjekte politike, prej tyre 4 koalicione, 20 parti politike dhe një kandidat të pavarur.