Kënaqësi të shohësh produkte cilësore e punën profesionale në Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”

18.09.2019

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Komunën e Suharekës. Haradinaj i shoqëruar nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj, kandidatët për deputetë Blerim Kuçi, Burim Ramadani dhe Idriz Selimaj kanë vizituar Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”. Haradinaj është ndarë i befasuar nga teknologjia që posedon Fabrika e Mobileve “TE […]

Kënaqësi të shohësh produkte cilësore e punën profesionale  në Fabrikën e Mobileve “TE NASERI” Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Komunën e Suharekës. Haradinaj i shoqëruar nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj, kandidatët për deputetë Blerim Kuçi, Burim Ramadani dhe Idriz Selimaj kanë vizituar Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”.

Haradinaj është ndarë i befasuar nga teknologjia që posedon Fabrika e Mobileve “TE NASERI”, ai në fjalën e tij ka thënë se deri më sot në asnjë fabrikë nuk kam parë teknologji kaq të avancuar dhe ambient pune kaq të përshtatshëm.

Kënaqësi të shohësh produkte cilësore, punën profesionale dhe rezultatet konkrete të bizneseve, pas veprimeve tarifore të Qeverisë në kompaninë “Naseri”, zdrukthtari dhe përpunim druri, që ka të punësuar mbi 160 persona, nga të cilët gjysma gra dhe eksporton rreth 30 përqind të prodhimit në tregjet e BE-së.

Mbështetja e ndërmarrësve nga Fondi për Zhvillim dhe Punësim, eliminimi i barrierave burokratike, lirimi nga tatimi në fitim për produktet e eksportuara, subvencionimi në pagë për punësimet e reja në prodhim, zgjerimi i listës së produkteve bazike që lirohen nga taksat dhe pagesa e TVSH-së pas shitjes, janë vetëm disa nga veprimet që do t’i ndërmarrim për ta fuqizuar më shumë sektorin e prodhimit dhe ekonominë e vendit, ka shtuar Haradinaj.

Koncepti 100% shtet është “kushtetuta” e produktit Made in Kosovë!