Kandidati nga VV-ja: PDK e AAK-ja, po i frikësohen diasporës

18.09.2019

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Zogiani , është deklaruar se partitë politike që deri sot e kanë patur pushtetin, po i frikësohen diasporës. Ai, ka thënë se kjo frikë ekziston për shkak se diaspora gjithnjë ka insistuar në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie me standarte evropiane, të cilat këto, nuk janë përshtatur […]

Kandidati nga VV-ja: PDK e AAK-ja, po i frikësohen diasporës Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Zogiani , është deklaruar se partitë politike që deri sot e kanë patur pushtetin, po i frikësohen diasporës.

Ai, ka thënë se kjo frikë ekziston për shkak se diaspora gjithnjë ka insistuar në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie me standarte evropiane, të cilat këto, nuk janë përshtatur me politikën e bazuar në korrupsion.

Zogiani, shtoi se Vetëvendosje nuk ka frikë nga diaspora por përveç tjerash ajo do të angazhojë para se gjithash potencialin intelektual të saj.

Postimi plotë:

Partitë politike që deri sot kanë pasur pushtetin, disi i janë frikësuar diasporës. Ato kanë dashur ta mbushin buxhetin nga paratë e diasporës, por nuk ua kanë dashur as votën, e as kontributin në zhvillim. Arsyeja kryesore për këtë përjashtim është se diaspora ka insistuar në ndërtimin e një shteti e shoqërie me standarde evropiane, të cilat standarde nuk janë përshtatur me politikën e bazuar në korrupsion.

Diaspora ka një kusht që nuk e përballon dot politika e vjetër: politikë që jep llogari, që nuk i shërben veç vet-vetes, por i shërben shoqërisë. Ata e dinë si bëhet kjo, sepse e shohin në vendet ku jetojnë, prandaj nuk blejnë dushk për gogla, siç ndodhë me një pjesë të votuesve në Kosovë.

Me fjalë tjera, politika e korruptuar e di që diaspora nuk e voton, prandaj ka vështirësuar votimin për ta. Madje prepotentët e krijimit të opinionit publik të rreshtuar pas kësaj politike kanë propozuar edhe përjashtimin e diasporës nga votimi. Pra, ua duan paranë, por nuk ua duan votën e as pjesëmarrjen ne vendim-marrje.
Sido qe te jetë, kjo do te mbarojë me 6 tetor, ditën e zgjedhjeve.
VETEVENDOSJE! nuk ka frikë nga diaspora, por do ta angazhojë para se gjithash potencialin intelektual të saj.
Pas 6 tetorit, nuk do të jetë më “diaspora punon e ne pushojmë”, por diasporës do t’i jepet fjala për rindërtim e zhvillim të shoqërisë.

Këtë e di mire diaspora, prandaj voton VETEVENDOSJEN!