Kadri Veseli nga Suhareka, të gjithë fuqinë do ta bart tek ndërmarrësit

Kadri Veseli nga Suhareka, të gjithë fuqinë do ta bart tek ndërmarrësit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sot në Komunën e Suharekës. Veseli i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj, kandidatët për deputetë Enver Hoxhaj, Besa Kuçi dhe Florim Kryeziu kanë vizituar Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”.

Kryetari Veseli ka thënë se ndjehet i emocionuar dhe krenar që sheh ndërmarrës të tillë të cilët me punën e vet tregojnë se kah duhet të shkojë Kosova.

Ai prapë ka potencuar se në mënyrë të hapur i ka shpallur luftë korrupsionit dhe nepotizmit që Kosova të shkojë përpara.


Çdo fuçi financiare dhe institucionale që e ka qeveria e Kosovës do ta bart tek ndërmarrësit, me ju kriju prespektivë ndërmarrësve, të rinjëve dhe të rejave.

“Ndjehem i emocionuar dhe krenar kur shoh ndërmarrës të tillë, të cilët me punën e vet tregojnë nga duhet të shkojë Kosova. Kjo është rrugë e ardhshme e Kosovës, është zhvillimi ekonomik, është perspektiva për të rinjtë e të rejat tona me qëndrua këtu, është mundësia më e mirë për një Kosovë perëndimore. Ju e dini që unë i kam vënë vetes prioritet pikërisht këtë çështje, kam shpallur luftë të hapur dhe do t’i shkoj deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit, për faktin se do t’i japim perspektivë këtyre vajzave e djemve që janë të vendosur për të qëndruar për të zhvilluar Kosovën e tyre. Ne nuk kemi tjetër vend, ne nuk kemi tjetër tokë, por si Zotin lart e kemi tokën tonë poshtë dhe duhet ta bëjmë këtë vend më të mirë dhe kemi për ta bërë”, tha Veseli.

Pretendenti për kryeministër të vendit u shpreh se nuk do të merret me fjalë, por do të punojë për të fuqizuar ndërmarrësit në vend.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë