Ja cilat veprime e thyejnë heshtjen zgjedhore

05.10.2019

Sot zyrtarisht kemi hyrë në heshtje zgjedhore në Kosovë dhe nesër më 6 tetor është dita ku qytetarët mund të votojnë për të preferuarin e tyre për kryeministër dhe deputetë. Partitë politike për 24 orë do të heshtin që t’i lënë votuesit të zgjedhin së kë do të votojnë më 6 tetor ditën ku do […]

Ja cilat veprime e thyejnë heshtjen zgjedhore Foto: Ilustrim

Sot zyrtarisht kemi hyrë në heshtje zgjedhore në Kosovë dhe nesër më 6 tetor është dita ku qytetarët mund të votojnë për të preferuarin e tyre për kryeministër dhe deputetë.

Partitë politike për 24 orë do të heshtin që t’i lënë votuesit të zgjedhin së kë do të votojnë më 6 tetor ditën ku do të mbahen zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Kodit të Mirësjelljes  ka të ndaluar me ligj disa veprime që subjektet politike dhe kandidatët e tyre nuk kanë të drejtë që t’i bëjnë gjatë heshtjes zgjedhore.

Sipas nenin 7 të këtij kodi këto veprime janë të ndaluara 24 orët e fundit para hapjes së Qendrave të Votimit.

Veprimet e ndaluara para procesit të votimit:

Gjatë periudhës njëzet e katër orëshe (24) para hapjes së Qendrave të Votimit për hedhjen e votës e deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve të tyre u ndalohet secili prej veprimeve si më poshtë:

(a) shpërndarja ose shfaqja në mënyrë tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda Qendrës së Votimit hapësirës së të njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qëllim ndikimi tek votuesit; ose të sigurojnë mbështetje nga personat që presin për të votuar në vendvotime ose qendra të votimit;

(b) bërja e fushatës në çfarëdo mënyre;

(e) të shfrytëzojnë megafonat ose sistemet tjera për t’iu drejtuar publikut kudo qoftë në Kosovë me qëllim të ndikimit në votues; dhe

(d) të shfrytëzojnë mediat lokale ose ndërkombëtare me qëllim të ndikimit në votues./arbresh.info/