11.09.2019, 13:54

Hoxhaj: Bizneset inovative do ta kenë mbështetjen e plotë të PDK-së

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar një nga bizneset inovative në Kosovë, nga ku ka thënë se puna që po bëhet nga këta të rinj, me sukses po depërton në tregun ndërkombëtar.

Hoxhaj, ka thënë gjithashtu se bizneset e tilla inovative do ta kenë mbështetjen e plotë të PDK-së.

“Formon është një prej kompanive me konceptin më inovativ në vend. Puna që po bëhet nga këta të rinj, po bën që me sukses të depërtojnë në tregun ndërkombëtar. Bizneset e tilla inovative do ta kenë mbështetjen e plotë të PDK-së gjatë mandatit të ardhshëm, pasi që prioritet i yni kryesor është që të krijohen mundësi për rininë në Kosovë për zhvillim të mëtejmë të ideve.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

LEXO EDHE:  Thirrja e Riza Smakës: Mos i votoni ish-deputetët e legjislaturës së fundit
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.