12.09.2019, 19:34

Hoxhaj viziton tregun e qytetit të Suharekës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se fermerët në Kosovë duhet të jenë në qendër të mbështetjes nga qeveria e ardhshme e PDK-së.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zhvillimi i sektorit të bujqësisë do të rrisë prodhimin e ushqimit dhe gjenerimit e të hyrave për familjet dhe buxhetin e shtetit.

Ai, gjithashtu ka shkruar se me zhvillimin e këtij sektori, do të zvogëlohet papunësia në Kosovë dhe do të rritet standardi jetësor.

“Besim Kuçi është fermer nga Theranda, i cili cdo mëngjes ofron prodhime të freskëta për qytetarët, në tregun e qytetit. Fermerët si Besimi do të jenë në qendër të mbështetjes nga qeveria e ardhshme e PDK-së. Zhvillimi i këtij sektori do të rrisë prodhimin e ushqimit dhe gjenerimin e të hyrave për familjet dhe buxhetin shtetëror, do të zvogëlojë papunësinë, do ta ngritë standardin jetësor dhe mirëqenien.. #PDK “.

LEXO EDHE:  Albin Kurti: Kosova ka të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.