Fatmir Limaj nesër zyrtarisht nominohet për kryeministër të Kosovës

11.09.2019

Në vazhdën e proceseve të nomimeve për kryeministër, nesër Koalicioni NISMA-AKR-PD zyrtarisht do ta nominojë, Fatmir Limajn për Kryeministër të Kosovës. Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se nesër edhe zyrtarisht koalicioni NISMA-AKR-PD do të mbajë Konventën, ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Konventa do të mbahet në Qendrën […]

Fatmir Limaj nesër zyrtarisht nominohet për kryeministër të Kosovës Foto: Ilustrim

Në vazhdën e proceseve të nomimeve për kryeministër, nesër Koalicioni NISMA-AKR-PD zyrtarisht do ta nominojë, Fatmir Limajn për Kryeministër të Kosovës.

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se nesër edhe zyrtarisht koalicioni NISMA-AKR-PD do të mbajë Konventën, ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë duke filluar nga ora 18:00. Koalicioni NISMA-AKR-PD nga shumë kush po vlerësohet si përcaktuesit për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ndërkohë që zyrtarë të Nismës e kanë vlerësuar si koalicion fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.