Edhe Qendra e Biznesit në Suharekë “pjesë” e fushatës zgjedhore

17.09.2019

Të bërit biznes në Kosovë veçmas sfidave të përditshme ka filluar të rëndohet edhe nga fushata dhe vizitat e partive politike në vendet ku ata operojnë. Ndonëse ekzistojnë shoqata dhe OJQ që mbrojnë bizneset nga përfshirja e tyre në fushata zgjedhore, një gjë e tillë nuk është bërë nga Qendra e Biznesit në Suharekë. Në […]

Edhe Qendra e Biznesit në Suharekë “pjesë” e fushatës zgjedhore Foto: Ilustrim

Të bërit biznes në Kosovë veçmas sfidave të përditshme ka filluar të rëndohet edhe nga fushata dhe vizitat e partive politike në vendet ku ata operojnë.

Ndonëse ekzistojnë shoqata dhe OJQ që mbrojnë bizneset nga përfshirja e tyre në fushata zgjedhore, një gjë e tillë nuk është bërë nga Qendra e Biznesit në Suharekë.

Në një njoftim të dërguar nga këta të fundit që mban nënshkrimin e kryetarit Gani Sallauka thuhet:

Ju njoftojmë se nesër me datë: 17.09.2019 (e Martë), kandidatja per Kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës me stafin e saj do të vizitoj disa biznese ne Zonën Industriale të Komunës sonë duke filluar nga ora 14:00. Takimi përmbyllës me biznese do të jetë në orën 15:30 në fabrikën “Frutex” (Golden Eagle) në dalje të fshatit Gelancë. Ftoheni të jeni pjesë e këtij takimi.”

Në njoftimin elektronik nuk është treguar se cilat biznese do të vizitohen nga kandidatja e LDK-së dhe me kërkesë të kujt është përfshirë Qendra e Bizneseve në këtë takim, kuptohet nëse është bërë një kërkesë e tillë.

Në njoftimin dërguar afaristëve të Suharekës shoqata gjithashtu ka njoftuar se nuk do ti mbështesë takimet individuale të partive politike por vetëm ato që shkojnë përmes qendrës.