09.09.2019, 21:43

Drita që kthehet, kthehet për të ardhmen!

#dritakabashi #62

Muaj më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në një konferencë shtypi të mbajtur në Beograd për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ofendoi rëndë kosovarët duke thënë “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali”.

Këtij reagimi i ishte përgjigjur gjinekologja nga Suhareka, Drita Kabashi e cila studimet i ka kryer pikërisht në Beograd, me nota siç thotë ajo më të larta se vet serbët.

Drita Kabashi, e cila është nga të paktat gjinekologe në Kosovë që trajton gjinekologjinë e fëmijëve si dhe sëmundjet psikosomatike, tash është anëtare dhe kandidate për deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kandidatja për deputete nga radhët e LVV-së në Suharekë, Dr.Drita Kabashi i është drejtuar qytetarëve, familjarëve, miqëve dhe pacientëve të saj.

Ajo ka treguar se nominimi i saj për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ishte kerkesë, nevojë dhe obligim.Por mbi te gjitha nominimi për të ARDHMEN.

“ Kam jetuar shumë gjatë ne vend te huaj , i kisha te gjitha kushtet atje, por ne vend te huaj, une kisha vetem te tashmen. U ktheva ne atdheun tim sepse këtu kam të kaluaren time, por edhe te ARDHMEN.

Shqetësimi im per te ARDHMEN e vendit tim, me shtyu me se shumti qe une ta bej edhe ketë veprim qe kurrë se kam paramenduar!
Besoj tanime veq pajtohemi te gjithe se jemi aq te shqetësuar per te ARDHMEN, sa nuk po mund ta jetojm te tashmen.

LEXO EDHE:  A e kanë të ndaluar partitë dhe kandidatët të bëjnë fushatë para se ajo të nis zyrtarisht?

Duke e parë ketë realitet, ndergjegjja ime cdo ditë e kujtonte thenjen:
“Po nëse nuk ke bere gjithcka per Atdheun,nuk ke bere asgjë”
Andaj, gjithcka e imja është edhe ky nominim i im per deputete nga radhet e LVV.

Shpresoja në heshtje,se mbase është ndjenjë e përkohshme ajo zbehja e gëzimit dhe padurimit tim te dikurshem qe sa me shpejt te kthehem ne atdheun tim,
por prap shpresoja se do vinte dita kur do e kuptonim sa shumë rrëfen heshtja.

Dhe kjo ditë nuk po vie. Bile çdo dite e me teper ankohen qytetaret dhe shtohen rrëfimet e pacienteve për paknaqësit e tyre. Thjesht tregojne se si ne Kosove luftohet e vlefshmja dhe e mira.

Per fat të keq gjera te tilla me kane ndodhur edhe mua, ku si pasojë e nepotizmit dhe kapjes së Shtetit më është fyer inteligjenca.

Kuptohet, nuk kam asnjë argument për ta dëshmuar mirëqeverisjen e saj, ashtu siç nuk kam asnjë dëshmi se edhe ajo do keqqeverisë, por aty ku më mungojnë argumentet, e përdori logjikën dhe ajo më thotë: Lëvizja Vetëvendosje është shpresa e vetme e mbetur dhe e pa harxhuar e Kosovës. Partia e ndryshimit dhe e shpreses ne Kosovës.

Andaj, Aderimi ne Lëvizjen Vetëvendosje na bashkon ideja e ndryshimit dhe reformës së shumëpritur” ka njoftuar Dr.Drita Kabashi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.