Ankohen mërgimtarët për zgjedhjet e 6 tetorit

14.09.2019

Dymbëdhjetë ditë, ka qenë afati brenda të cilit qytetarë nga diaspora kanë mundur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Mirëpo, katër ditë pas mbylljes së këtij afati, disa mërgimtarë nga Zvicra po ankohen se ende nuk kanë marrë përgjigje nëse aplikimet e tyre janë aprovuar. Osman Osmani mërgimtar […]

Ankohen mërgimtarët për zgjedhjet e 6 tetorit Foto: Ilustrim

Dymbëdhjetë ditë, ka qenë afati brenda të cilit qytetarë nga diaspora kanë mundur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Mirëpo, katër ditë pas mbylljes së këtij afati, disa mërgimtarë nga Zvicra po ankohen se ende nuk kanë marrë përgjigje nëse aplikimet e tyre janë aprovuar.

Osman Osmani mërgimtar nga Zvicra ka kritikuar partitë politike për mosinteresim ndaj diasporës, derisa për këtë fajëson edhe vetë mërgimtarët.

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ka mbetur edhe pak kohë për të përmbyllur shqyrtimin e aplikacioneve nga jashtë vendit, raporton KTV.

Kjo, pasi periudha e votimit përmes postës do të nisë më 18 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se së shpejti presin që ta kenë një raport lidhur me numrin e aplikimeve që kanë ardhur përmes fahut postar të KQZ-së, Fax-it dhe përmes postave elektronike të shërbimit votues.