42 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit

16.09.2019

Interesimi i madh i mërgimtarëve për zgjedhjet e 6 tetorit është duke u rritur çdo ditë e më shumë, deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se ka pranuar 42 mijë aplikacione për të votuar nga diaspora. Por KQZ do të bëjë të ditur numrin e saktë e atyre që kanë të […]

42 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit Foto: Ilustrim

Interesimi i madh i mërgimtarëve për zgjedhjet e 6 tetorit është duke u rritur çdo ditë e më shumë, deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se ka pranuar 42 mijë aplikacione për të votuar nga diaspora.

Por KQZ do të bëjë të ditur numrin e saktë e atyre që kanë të drejtë vote pasi ky institucion do të bëjë shqyrtimin e të gjitha aplikacioneve.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka njoftuar se 42 mijë qytetarë kanë aplikuar përmes postës dhe shërbimeve tjera të votuesve.

Halimi ka bërë të ditur se 5 mijë aplkues janë nga posta si dhe 5 900 aplikues janë përmes kërkesave të shërbimeve të KQZ-së

“Sistemi i ynë i ka nxjerr 42 mijë aplikime jashtë vendit dhe pastaj procedohen një nga një. Përmes postës numri është rreth 5 mijë”, ka thënë Enis Halimi.

“Periudha e shërbimit të votuesve kemi pasur 5900 kërkesa në dy mënyra elektronike dhe përmes lajmërimit në zyrat tona. Procesi është duke u zhvilluar, nuk kemi numër te saktë, por do të bëjmë kontrolle për çfarëdo gabime”, tha Halimi.

“Ne kemi pasur përvoja në të kaluarën dhe instancat e tjera që merren pas zgjedhjes, nuk e kanë sensin për ta perceptuar situatën. Punët e zgjedhjeve janë të jashtëzakonshme, ndodhë vetëm një herë dhe jemi në hall për të perceptua si duhet mesazhi, për arsye se ata nuk i din afatet e punën tonë”, tha Halimi.

Me 18 shtator fillon periudha kur diaspora do të votojë për zgjedhjet e 6 tetorit.