Zyba viziton Qendrën për Punë Sociale në Suharekë: Në funksion të rritjes së mirëqenies sociale mbështetja nuk do të mungojë

24.09.2021

Në vizitë në Qendrën për Punë Sociale në Suharekë, Zyba nga afër u njoftuar për nevojat e qytetarëve dhe gatishmërinë e këtij institucioni për të qenë në shërbim të tyre. Po ashtu, Zyba ka theksuar se pandemia COVID-19 padyshim që ka ndikuar në rritjen e nevojave të ndryshme të qytetarëve, për të cilat është kërkuar […]

Zyba viziton Qendrën për Punë Sociale në Suharekë: Në funksion të rritjes së mirëqenies sociale mbështetja nuk do të mungojë Foto: Salih Zyba / Facebook

Në vizitë në Qendrën për Punë Sociale në Suharekë, Zyba nga afër u njoftuar për nevojat e qytetarëve dhe gatishmërinë e këtij institucioni për të qenë në shërbim të tyre.

Po ashtu, Zyba ka theksuar se pandemia COVID-19 padyshim që ka ndikuar në rritjen e nevojave të ndryshme të qytetarëve, për të cilat është kërkuar ndihmë tek kjo Qendër.

Salih Zyba ka premtuar se në funksion të rritjes së mirëqenies sociale mbështetje për këtë Qendër nuk do të mungojë.

“Në vizitën qe patëm dje në Qendrën për Punë Sociale në Therandë, nga afër u njoftuam për nevojat e qytetarëve dhe gatishmërinë e këtij institucioni për të qenë në shërbim të tyre. Pandemia padyshim që ka ndikuar në rritjen e nevojave të ndryshme të qytetarëve, për të cilat është kërkuar ndihmë tek kjo Qendër.

Në funksion të rritjes së mirëqenies sociale mbështetja për këtë Qendër nuk do të mungojë”, thuhet në njoftim të Zybës.