Zyba viziton Kryqin e Kuq, diskuton për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen

05.10.2021

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, sot Salih Zyba ka takuar organizatën e Kryqit të Kuq në Suharekë. Zyba tha se organizata e Kryqit të Kuq vepron në 186 shtete të botës, ndër to edhe në Kosovë, e një degë e saj është edhe në Therandë e cila është shumë aktive. Në vizitën që i bëri […]

Zyba viziton Kryqin e Kuq, diskuton për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen Foto: Salih Zyba / Facebook

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, sot Salih Zyba ka takuar organizatën e Kryqit të Kuq në Suharekë.

Zyba tha se organizata e Kryqit të Kuq vepron në 186 shtete të botës, ndër to edhe në Kosovë, e një degë e saj është edhe në Therandë e cila është shumë aktive.

Në vizitën që i bëri Zyba sot së bashku me aktivistin Vesel Kuçi, diskutuan me sekretarin e degës, Mehmet Elshani, rreth aktivitetetve që zhvillon kjo organizatë në Therandë, si dhe rreth mundësive të bashkëpunimit që do të kenë në të ardhmen.

Po ashtu, ai ka theksuar se ndër aktivitetet e shumta të Kryqit të Kuq, së fundi vullnetarët e kësaj organizate ndihmuan në procesin e vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit në Therandë.