Zyba premton sigurimin e transportit për punëtorët e zonave ekonomike

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Salih Zyba ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

13.10.2021 / Zgjedhjet

Zyba premton sigurimin e transportit për punëtorët e zonave ekonomike
Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Suharekës, Salih Zyba, e ka renditur zhvillimin ekonomik dhe industrinë si prioritetin e tij të tretë pas arsimit.


Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe industria është shtylla e tretë e programit tonë qeverisës.

Po ashtu, Zyba ka theksuar se kushtet e favorshme që gëzon Theranda për zhvillimin e shumë veprimtarive do t’i shfrytëzojmë në maksimum, e për këtë do ta bëjmë të mundur që edhe mergata të luaj rol të rëndësishëm në arritjen e ketij objektivi.

Prioritetet për zhvillimin ekonomik dhe industrinë në mandatin qeverisës katër vjeçar të LVV-së me kryetar Salih Zybën në Komunën e Suharekës:

1. Subvencionimi për secilin biznes që do të hapet nga gratë sipërmarrëse;
2. Krijimi i kushteve për investime nga mërgata;
3. Funksionalizimi i Agro Zonës në fshatin Samadraxhë;
4. Sigurimi i transportit për punëtorët e zonave ekonomike;
5. Subvencionimin për biznese të cilat i përgatisin nxënësit e shkollës profesionale për tregun e punës;
6. Organizimi i panaireve për produkte të prodhuesve vendor, organizuar nga komuna.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *