Zekolli në vendlindjen e tij në Bllacë, premton ndërtimin e çerdhes, mbështetje për fermerë e rregullimin e kanalizimit…

Kandidati për Kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e PDK-së, Dr.sc. Murtez Zekolli, sot qëndroi në vendlindjen e tij në Bllacë.

27.09.2021 / Zgjedhjet

Zekolli në vendlindjen e tij në Bllacë, premton ndërtimin e çerdhes, mbështetje për fermerë e rregullimin e kanalizimit…
Foto: Murtez Zekolli / Facebook

Ai bashkë me kandidatët për këshilltar të Kuvendit Komunal nga ky fshat, znj. Ariana Fangu, z. Jeton Baku, dhe banorët e këtij fshati, bashkëbiseduan lidhur me prioritetet dhe nevojat për këtë lokacion.

Me propozimin e kandidatit për kryetar të Suharekës, Murtez Zekolli, znj. Ariana Fangu, z. Jeton Baku si dhe duke u bazuar në nevojat e fshatit Bllacë, në mandatin e tyre qeverisës premtuan se do t’i realizojnë këto prioritete:


1. Funksionilizimi dhe riparimi i rrjetit të ujësjellësit;
2. Ndërtimi i çerdhes së fshatit;
3. Rregullimi i kanalizimit në fshat;
4. Rregullimi i këndit të lojrave;
5. Ndërtimi dhe rregullimi i trotuarve;
6. Ndriqimi i fshatit , pasi mungon në shumicën e lagjeve;
7. Mbështetja për fermerë të të gjitha fushave;
8. Rregullimi i rrugëve fushore.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *