Zekolli në Studençan premton rregullimin e rrugëve, zgjidhjen e problemit të ujit e mbështetje të fermerëve në Studençan

24.09.2021

Zekolli derisa vizitoi fshatin Studençan dhe banorët e fshatit, bashkëbiseduan lidhur me prioritetet dhe nevojat për këtë lokacion. “Sot vizituam nëndegën e Studençanit ku gjatë vizitës takuam banorë në lagje të ndryshme, vizituam burimin e ujit si dhe fermerë të ndryshëm”, thuhet në njoftim. “Pas bisedave si dhe diskutimeve, si dhe bazuar në nevojat e […]

Zekolli në Studençan premton rregullimin e rrugëve, zgjidhjen e problemit të ujit e mbështetje të fermerëve në Studençan Foto: Ilustrim

Zekolli derisa vizitoi fshatin Studençan dhe banorët e fshatit, bashkëbiseduan lidhur me prioritetet dhe nevojat për këtë lokacion.

“Sot vizituam nëndegën e Studençanit ku gjatë vizitës takuam banorë në lagje të ndryshme, vizituam burimin e ujit si dhe fermerë të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

“Pas bisedave si dhe diskutimeve, si dhe bazuar në nevojat e fshatit Studeqan në mandatin tonë qeverisës do të realizojmë këto prioritete:

• Mirëmbajtja e ambientit dhe hapsirave të gjelbra;
• Zgjidhja e problemit të ujit si dhe riparimi i rrjetit të ujësjellsit në fshat;
• Rregullimi i rrugëve lokale;
• Ndriqimi i shtigjeve të ecjës;
• Mbështetje fermervëve të fushave të ndryshme”, ka njoftuar Zekolli.