Zekolli në Sallagrazhdë, prezanton prioritetet për këtë fshat në mandatin 4 vjeçar

05.10.2021

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Zekolli sot ka takuar banorët e fshatit Sallagrazhdë. Edhe në Sallagrazhdë ka vazhduar fuqishëm mbështetja për Murtez Zekollin, ku së bashku me kandidaten për këshilltare të Kuvendit Komunal nga ky fshat, Marigona Vataj, kanë takuar qytetarë, me të cilët kanë bashkëbiseduar lidhur me prioritetet dhe nevojat e fshatit. Së pari […]

Zekolli në Sallagrazhdë, prezanton prioritetet për këtë fshat në mandatin 4 vjeçar Foto: Ilustrim

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Zekolli sot ka takuar banorët e fshatit Sallagrazhdë.

Edhe në Sallagrazhdë ka vazhduar fuqishëm mbështetja për Murtez Zekollin, ku së bashku me kandidaten për këshilltare të Kuvendit Komunal nga ky fshat, Marigona Vataj, kanë takuar qytetarë, me të cilët kanë bashkëbiseduar lidhur me prioritetet dhe nevojat e fshatit.

Së pari u bënë nderime te vazrrezat e dy veprimtarve të çështjes kombëtare Fadil Vata dhe Hysen Gega. Vizita ka vazhduar duke vizitur fermerë, pastaj fabriken e prodhimit te oxhaqeve dhe Muzeun „Fadil Vata“.

Vizituan edhe Shefqet Sopaj, veteran i UÇK që siguron te ardhurat fal punës me produkte bujqësore.

Prioritetet për fshatin Sallagrazhdë në mandarin 4 vjeqar:
Ndërtimi i Shtëpis Muze „Hysen Gega“;
Ndërtimi i rrjetit te kanalizimit te lagja “Ndrecaj”;
Subvencionimi i bujqve;
Rrethimi i varrezave dhe sigurimi i parkingut;
Vazhdimi i sistemit te ndriqimit nga qendra deri tek kopshtar „Rexha“;
Hapja e rrugeve fushore.