Suhareka voton, të gjitha qendrat hapen me kohë

17.10.2021

Ka nisur hapja e qendrave të votimit dhe vendvotimeve në të gjitha komunat e Kosovës. lajm në zhvillim Edhe në Komunën e Suharekës procesi ka filluar sipas parashikimit ku të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë. I kontaktuar nga SuharekaOnline, zyrtar i lartë nga KQZ, Skender Qelaj ka thënë se deri më tani […]

Suhareka voton, të gjitha qendrat hapen me kohë Foto: Qendra e Votimit Gjimnazi "Jeta e Re"

Ka nisur hapja e qendrave të votimit dhe vendvotimeve në të gjitha komunat e Kosovës.

lajm në zhvillim

Edhe në Komunën e Suharekës procesi ka filluar sipas parashikimit ku të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, zyrtar i lartë nga KQZ, Skender Qelaj ka thënë se deri më tani në Komunën e Suharekës gjithçka po shkon ashtu siç është planifikuar dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullësi.

Qelaj ka bërë të ditur se në 33 qendra me 85 vendovotime procesi ka filluar me rregull dhe nuk është evidentuar ndonjë parregullsi.