Shkruhet historia në Suharekë, Bali Muharremaj fiton pa balotazh
Pas orës 19:00 pasiqë janë mbyllur qendrat e votimit në mbarë vendin, ka filluar procesi i numërimit të votave, në mënyrë që të shpallen rezultatet preliminare. Sipas këtyre rezultateve, kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj ka arritur që të fitojë pa balotazh me mbi 50% të votave. Ndryshe, në këto zgjedhje lokale […]
Pas orës 19:00 pasiqë janë mbyllur qendrat e votimit në mbarë vendin, ka filluar procesi i numërimit të votave, në mënyrë që të shpallen rezultatet preliminare.
Sipas këtyre rezultateve, kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj ka arritur që të fitojë pa balotazh me mbi 50% të votave.
Ndryshe, në këto zgjedhje lokale për kryetar të Komunës së Suharekës kishin garuar 4 kandidatë: Ardian Shala (LDK), Salih Zyba (LVV), Bali Muharremaj (AAK) dhe Murtez Zekolli (PDK).
Ndërsa, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje deri në ora 11:00 kishin marrur pjesë në votime 5 mijë e 263 votues të Komunës së Suharekës apo 7.88%, kurse deri në ora 15:00 kishin votuar 17 mijë e 88 qytetarë apo 25,60% dhe deri në ora 19:00 kanë votuar 27, 250 qytetarë.