Shala viziton Dragaqinën dhe Greiçecin, premton rregullimin e rrugëve, kanalizimit e rinovimin e fushës sportive

23.09.2021

Kjo është bërë e ditur nga vetë, Dr. Ardian Shala, ku sipas njoftimit bëhet e ditur se ai ka biseduar për kërkesat ndaj pushtetit lokal dhe preokupimet e tyre. Tek këta qytetarë Shala ka gjetur mbështetje të pa rezervë, ku edhe ua ka sqaruar obejktivat e programit të LDK-së edhe për sa u përket investimeve […]

Shala viziton Dragaqinën dhe Greiçecin, premton rregullimin e rrugëve, kanalizimit e rinovimin e fushës sportive Foto: Ardian Shala / Facebook

Kjo është bërë e ditur nga vetë, Dr. Ardian Shala, ku sipas njoftimit bëhet e ditur se ai ka biseduar për kërkesat ndaj pushtetit lokal dhe preokupimet e tyre.

Tek këta qytetarë Shala ka gjetur mbështetje të pa rezervë, ku edhe ua ka sqaruar obejktivat e programit të LDK-së edhe për sa u përket investimeve kapitale në këto dy fshatra.

Shala ka premtuar se në fshatin Dragaqinë, gjatë qeverisjes së tij, do t’i rregullojnë kanalizimin dhe rrugët e fshatit, dhe do të rinovojnë fushën sportive.

Ndërsa, prioritetet e tij në fshatin Grejqec do të jenë rregullimi i rrugës “Shefqet Seferi”, rruga “Dy Martirët” në Lagjen Bokaj, rruga “Ukë Salihu”, rruga “Rudolf Sharping”, rruga “Tërshana” në Lagjen Tërshana.

“Në lëmin e arsimit do të bëjmë renovimin e shkollës duke krijuar kabinetet shkollore, si dhe u zotuam për rregullimin e kanalizimit të lagjeve të fshatit.

Do të stimulojmë dhe përkrahim idetë që vijnë nga banorët e Dragaqinës dhe Grejqecit edhe për zhvillimin e turizmit rural duke pasur parasysh atraksionet natyrore të cilat këto fshatra posedojnë.

Me qeverisjen e LDK-së, fitojnë të gjithë, Suhareka për të gjithë! Faleminderit Dragaqinë dhe Grejqec!”, thuhet në njoftimin e Ardian Shalës.