Shala viziton Çadrakun, premton rregullimin e rrugëve, investime në lagje e mirëmbajtje të tyre

25.09.2021

Shala bashkëbisedoi dhe ndëgjoi me vëmendje kërkesat e banorëve duke shtuar se e meritojnë vërtetë përkushtimin dhe përmirësimin e jetës në këtë fshat të bukur. Po ashtu ai ka premtuar se do të bëjë asfaltimin e rrugës në Lagjen Tafolli, investimet në lagjen Vrella, mirëmbajtja e rrugës që lidhë Lagjen Vrella me Lagjen Tafolli. Njoftimi […]

Shala viziton Çadrakun, premton rregullimin e rrugëve, investime në lagje e mirëmbajtje të tyre Foto: Ilustrim

Shala bashkëbisedoi dhe ndëgjoi me vëmendje kërkesat e banorëve duke shtuar se e meritojnë vërtetë përkushtimin dhe përmirësimin e jetës në këtë fshat të bukur.

Po ashtu ai ka premtuar se do të bëjë asfaltimin e rrugës në Lagjen Tafolli, investimet në lagjen Vrella, mirëmbajtja e rrugës që lidhë Lagjen Vrella me Lagjen Tafolli.

Njoftimi i plotë i Shalës:

Në pasditen e sotme, takova banorët e fshatit Çadrak. Bashkëbiseduam dhe dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre. Ata vërtetë meritojnë përkushtim për përmirësimin e jetës në këtë fshat të bukur.

I sigurova se qeverisja ime do t’i ketë në fokus projektet si vijon: Asfaltimi i rrugës në Lagjen Tafolli, investimet në lagjen Vrella, mirëmbajtja e rrugës që lidhë Lagjen Vrella me Lagjen Tafolli.

Falënderoj për mikpritjen e banorëve të këtij fshati dhe strukturat e nëndegës së LDK-së!

Po ashtu, sot qëndrova në fshatin Vërshec dhe me kandidaten për Asamblenë Komunale, zonjushën Besarta Daka, biseduam me banorët e këtij fshati, duke premtuar investimet për projektin e Ujësjellësit dhe rregullimin e rrugës “Luftëtari i Lirisë”.

Falënderoj për pritjen banorët dhe aktivistët besnik të LDK-së nga këto nëndegë!

Qeverisja e mirë po vjen, barazia para ligjit është kushti themelor i qeverisjes tonë.

Ne, nga qytetarët i marrim prioritetet, të cilat i zbatojmë, me cilësi dhe efikasitet, sepse, puna jonë na dëshmon frymën tonë fitimtare, Suharekën për të gjithë!