Shala në Semetishtin e Ukë Bytyçit, prezanton projektet për këtë fshat në katër vitet e ardhme

09.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka takuar banorët e fshatit Semetisht, në vendlindjen e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçit. Në fshatin […]

Shala në Semetishtin e Ukë Bytyçit, prezanton projektet për këtë fshat në katër vitet e ardhme Foto: Ardian Shala / Facebook

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka takuar banorët e fshatit Semetisht, në vendlindjen e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçit.

Në fshatin Semetisht, Shala së bashku me Flamur Bytyçin dhe Ilir Bytyçin, kandidatët për Asamble komunale, kanë diskutuar me shumë vëmendje me qytetarët, për shumë çështje.

Shala së bashku me banorët diskutuan në veçanti për punët e mira që do të bëhen këtu gjatë qeverisjes së tyre. Suhareka dhe Semetishti po e presin qeverisjen e mirë, qeverisjen që Suharekën e bën për të gjithë.

Po ashtu, ai ka theksuar se prioritetet e qytetarëve, janë tonat. Andaj, nevojat e qytetarëve në Semetishtin dhe banorët e këtij fshati të njohur e të dashur për të gjithë neve, do të jenë prioritet i qeverisjes tonë, duke zbatuar barazinë në realizimin e prioriteteve.

Projektet që do të realizohen në katër vitet e ardhme në Semetisht: Asfaltim i ri i rrugës kryesore, me mundësi zgjerimi, nga ura e Reshtanit, ndërtimi i shëtitores dhe hapësirave publike skaj shkollës, rregullimi i rrugëve lokale dhe hapësirës publike te Vrella, rregullimi i kroit te lagjja “Imeraj”, krijimi i këndit të lojërave për fëmijë afër objektit të shkollës, rregullimi I kanaleve të ujitjes për tokat bujqësore, rregullimi i segmenteve të kanalizimit në fshat dhe sanimi i dëmtimeve.

Ardian Shala ka shtuar se këto janë objektivat e projektit tonë në infrastrukturën e fshatit, gjatë mandatit të qeverisjes së LDK-së.

“Me LDK-në e ardhmja më e mirë. Qeverisja e mirë po vjen.Suhareka për të gjithë!”, ka thënë Shala.