Shala në Delloc e Maqitevë premton rregullimin e kanalizimit, rrugëve, ndriçimin publik, aneksi i shkollëve për kabiente…

26.09.2021

Shala së bashku me banorët e fshatit diskutuan për projektet e LDK-së në qeverisjen ardhshme 4 vjeçare. ku edhe mori mbështetje dhe miratimin për investime në infrastrukturën e fshatit të bukur rrëzë maleve të Sharrit, si vijon: Rregullimi i kanalizimit në fshat, Rregullimi i rrugës “1 Tetori”, Rregullimi i hapësirës te burimi i fshatit, Riparimi […]

Shala në Delloc e Maqitevë premton rregullimin e kanalizimit, rrugëve, ndriçimin publik, aneksi i shkollëve për kabiente… Foto: Ilustrim

Shala së bashku me banorët e fshatit diskutuan për projektet e LDK-së në qeverisjen ardhshme 4 vjeçare. ku edhe mori mbështetje dhe miratimin për investime në infrastrukturën e fshatit të bukur rrëzë maleve të Sharrit, si vijon: Rregullimi i kanalizimit në fshat, Rregullimi i rrugës “1 Tetori”, Rregullimi i hapësirës te burimi i fshatit, Riparimi i rrugës “Burimi i fshatit”, Vendosja anësoreve elastike në rrugën “8 Marsi”.

Shala tha se këto projekte, për të cilat ka garantuar se do të realizohen gjatë mandatit të tij, janë projekte që i takojnë të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Në vazhdën e takimeve të sotme me qytetarët e komunës tonë, Shala bisedoi edhe me banorët e fshatit Maqitevë.

“Biseda e ngrohtë me ta ishte motivim shtesë që në mandatin tim qeverisës do të përkushtohem për përmirësimin e jetës në Maqitevën piktoreske”, thuhet në njoftimin e Shalës.

Në këtë kuadër, Ardian Shala i njoftoi se projektet që do të realizohen në mandatin e ardhshëm, janë: Rregullimi i rrugëve lokale, Rregullimi i krojeve në fshat, Aneksi i shkollës për kabinete, Shtëpia muze e heroit Besim Ndreca, Ndriçimi publik në fshat, Rregullimi i rrugës së bjeshkës, faza e parë.