Shala në Budakovë, premton rregullimin e ujësjellësit, rrugëve lokale, kanalizimit, ndriçimin…

01.10.2021

Budakova, ishte pikëtakimi i Shalës në fushatën të cilën po e zhvillojnë në pajtim me masat anti-COVID, bashkë me kandidaten për Asamble Komunale, Kosovare Kokollari dhe banorët e këtij fshati. Shala ka theksuar se platforma e LDK-së, ka për synim trajtimin e barabartë të qytetarëve para ligjit, pavarësisht origjinës apo bindjes politike. Po ashtu, Ardian […]

Shala në Budakovë, premton rregullimin e ujësjellësit, rrugëve lokale, kanalizimit, ndriçimin… Foto: Ardian Shala / Facebook

Budakova, ishte pikëtakimi i Shalës në fushatën të cilën po e zhvillojnë në pajtim me masat anti-COVID, bashkë me kandidaten për Asamble Komunale, Kosovare Kokollari dhe banorët e këtij fshati.

Shala ka theksuar se platforma e LDK-së, ka për synim trajtimin e barabartë të qytetarëve para ligjit, pavarësisht origjinës apo bindjes politike.

Po ashtu, Ardian Shala ka thënë se programi i tyre zhvillimor për Budakovën, ka të bëjë me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ai ka shpalosur programin e tij para banorëve të këtij fshati, ku ka premtuar projektetet si: Rregullimi i ujësjellësit në fshat, rregullimi i kanalizimit, rregullimi i shtatë rrugëve lokale në fshat dhe ndriçimi, ndërtimi i rrugës Budakovë-Papaz, si dhe faza e parë hapja e rrugëve fushore dhe malore.

Gjithashtu, Shala është shprehur se subvencionet do të jepen sipas ligjit dhe kritereve, pa përjashtim.

Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të takojnë dhe dëgjojnë qytetarët në mënyrë që idetë dhe propozimet e tyre të jenë ato të cilat projektet e tyre i bëjnë më cilësore.