Salih Zyba e hap fushatën me thirrje që të bëhet kujdes pasiqë shëndeti është primar

16.09.2021

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Salih Zyba, ka hapur fushatën zgjedhore me thirrje për kujdes pasiqë po kalojmë një situatë jo të zakonshme me pandeminë. Ndër tjera në videon e postuar në faqen e tij Zyba ka thënë se edhe pse këto zgjedhje janë të rregullta, në vendin […]

Salih Zyba e hap fushatën me thirrje që të bëhet kujdes pasiqë shëndeti është primar Foto: Ilustrim

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Salih Zyba, ka hapur fushatën zgjedhore me thirrje për kujdes pasiqë po kalojmë një situatë jo të zakonshme me pandeminë.

Ndër tjera në videon e postuar në faqen e tij Zyba ka thënë se edhe pse këto zgjedhje janë të rregullta, në vendin tonë sikurse në gjithë botën është evident rreziku nga pandemia andaj të gjithë së bashku duhet të kujdesemi për mbarëvajtjen e kësaj fushate.

Tutje ai thënë se shëndeti i qytetarëve duhet të jetë primar, e për këtë duhet të arrihet funksionalitet i tërësishëm i fushave jetike specialistike në QKMF.

Zyba ka përmendur edhe arsimin ku ka lëvduar nxënësit dhe studentët për suksesin e treguar ndër gjenerata, andaj tash si kurrë më parë i duhet mbështetje arsimit për avancim në projekte bashkëkohore.