“Qile gur gojën”, Reshitaj asnjë përkrahje për kandidatët e AAK-së në zgjedhje

14.10.2021

Siç duket Reshitaj ka vendosur të heshtë dhe të mos kërkojë votë as për bashkpartiakun e saj, Bali Muharremaj. Të paktën kështu ka lërë të nënkuptohet nga mosaktiviteti i saj në rrjetet sociale, në të cilat nuk është parë ndonjë mbështetje gjatë tërë fushatës. Se nuk do të involvohet në zgjedhjet lokale, e kishte konfirmuar […]

“Qile gur gojën”, Reshitaj asnjë përkrahje për kandidatët e AAK-së në zgjedhje Foto: Ilustrim

Siç duket Reshitaj ka vendosur të heshtë dhe të mos kërkojë votë as për bashkpartiakun e saj, Bali Muharremaj. Të paktën kështu ka lërë të nënkuptohet nga mosaktiviteti i saj në rrjetet sociale, në të cilat nuk është parë ndonjë mbështetje gjatë tërë fushatës.

Se nuk do të involvohet në zgjedhjet lokale, e kishte konfirmuar vet deputetja, e cila në gusht të këtij viti kishte njoftuar se në agjendën e saj për angazhimet politike nuk e ka planifikuar dhe nuk e ka objektiv që të involvohet në zgjedhjet lokale.

Megjithatë mosinvolvimi i saj në përkrahje të Bali Muharremajt dhe kandidatëve tjerë siç duket e ka origjinën nga injorimi që i është bërë nga bashkpartiakët pas qëndrimit dhe votimit në sallën e kuvendit datën kur është votuar presidentja e Kosovës.

Gjithashtu Reshitaj kishte paralajmëruar largimin nga AAK, në rast se këta të fundit vazhdojnë ta injorojnë atë nga mbledhitë partiake, siç po veprojnë aktualisht.

SuharekaOnline gjatë ditës ka tentuar që të kontaktoj deputeten Reshitaj, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi ajo ka qenë e paqasshme.