Muharremaj: Automjeti zyrtar është nga taksat e qytetarëve, nuk do ta përdorë për fushatë

15.09.2021

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në bazë të postit që ka gëzon shumë kompetenca që burojnë nga ligjet në fuqi. Një ndër to është edhe përdorimi veturës zyrtare gjatë 24 orëve. Mirëpo siç duket që nga nesër kur edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore, Muharremaj nuk do ta përdorë veturën zyrtare jashtë orarit të […]

Muharremaj:  Automjeti zyrtar është nga taksat e qytetarëve, nuk do ta përdorë për fushatë Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në bazë të postit që ka gëzon shumë kompetenca që burojnë nga ligjet në fuqi. Një ndër to është edhe përdorimi veturës zyrtare gjatë 24 orëve.

Mirëpo siç duket që nga nesër kur edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore, Muharremaj nuk do ta përdorë veturën zyrtare jashtë orarit të rregullt të punës, dhe atë që në garën për të parin e komunës të mbetet i barabartë me kandidatët tjerë.

Kështu ka bërë të ditur vet Muharremaj, i cili gjithashtu ka njoftuar se automjeti zyrtar dhe shpenzimet rreth tij janë nga taksat e qytetarëve, andaj do ta kursej këtë gjatë kësaj periudhe.

“Në bazë të kompetencave që më ipen si kryetar komune, më lejohet që automjetin zyrtar ta kem në dispozicion 24 orë. Mirëpo, unë nga nesër nuk do ta përdori pas orarit të punës, gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Automjeti zyrtar dhe shpenzimet rreth tij janë nga taksat e qytetarëve, andaj unë do ta kursej këtë gjatë kësaj periudhe. Preferoj të mbetem i barabartë me kandidatët e tjerë, në garë gjatë kësaj fushate” ka njoftuar Muharremaj.