Kurti kërkon nga aktivistët e VV-së t’i ndezin turbinat

10.10.2021

Në këtë videoadresim, Kurti thotë se sot një javë qytetarët do të jenë të kutia e votimit dhe aty secili do të marr vendim, i cili, sipas tij, për jetën e përditshme ka rëndësi më të madhe se 14 shkurti, shkruan “Indeksonline”. “Udhëkryqi para këtyre zgjedhjeve është i tillë: nga njëra anë kandidatët e VETËVENDOSJE!-s […]

Kurti kërkon nga aktivistët e VV-së t’i ndezin turbinat Foto: Ilustrim

Në këtë videoadresim, Kurti thotë se sot një javë qytetarët do të jenë të kutia e votimit dhe aty secili do të marr vendim, i cili, sipas tij, për jetën e përditshme ka rëndësi më të madhe se 14 shkurti, shkruan “Indeksonline”.

“Udhëkryqi para këtyre zgjedhjeve është i tillë: nga njëra anë kandidatët e VETËVENDOSJE!-s me zgjidhje optimale për probleme reale, nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot, me shpresë që nesër të zhvasin përsëri”, thuhet ndër të tjera në këtë adresim të Kurtit.

Më tutje, ai i bën thirrje aktivistëve që pasi i kanë ndezur motorat, tash t’i ndezin edhe turbinat.

 “Në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona”, ka shtuar Kurti.

Poashtu në këtë, videoadresim, i pari i ekzekutivit ka përmendur disa nga punët e kryera të qeverisë të cilën ai e drejton.